Si vishen gratë?
Përgjigje
Gratë nuk kanë veshje të posaçme ihrami. Mbajnë veshjen e tyre të zakonshme, të gjerë, që mbulon sipas rregullit dhe nuk ka stoli që bie në sy. Ndalohen vetëm nikabi dhe dorezat; fytyra mund të mbulohet me diçka që bie përsipër kur kalojnë burra të huaj.